Brenda Drejtësisë / Prishja e kontratës
Afrim Dreshaj, një menaxher i suksesshëm në kompaninë Beli Soft kthehet në puna nga pushimi i tij vjetor. Pasi hyn në zyrë shikon një person tjetër që ka zënë vendin e tij në zyrë.
I hutuar dhe i nervozuar, Afrimi kërkon shpjegime nga mbikëqyrësi i tij Bedri Shala.
Bedriu e informon Afrimin se është pushuar nga puna. Poshtërimi dhe tërbimi vetëm
sa rritet më shumë, dhe Bedriu urdhëron njësitin e sigurimit që ta nxjerrin Afrimin nga
ndërtesa me forcë.
Afrimi padit kompaninë “Beli Soft” për prishje të kontratës – për shkelje të kushteve të
kontratës së punës. Afrimi deklaron se është pushuar nga puna pa bazë dhe pa njoftim
të duhur.
Përgjatë tërë procedurës gjyqësore, përfaqësuesi ligjor i kompanisë “Beli Soft” dhe
ish mbikëqyrësi i Afrimit përpiqen të dëmtojnë besueshmërinë dhe reputacionin e tij
si punëtor i zellshëm dhe njeri ambicioz. Gjithçka varet nga avokati i Afrimit që ky të
shpalosë të vërtetën…
Rolet: Dibran Tahiri, Arta Muçaj, Ilir Prapashtica, Besart Sllamniku, Armend Baloku
Fjolla Nushi, Fisnik Ademi, Selatin Ademi



