Brenda Drejtësisë / Toka e askujt
Një grua, Zamira Merturi, kupton se hyrja për tek toka e saj është bllokuar nga punët ndërtimore të fqinjit të saj, Arsim Kelmendi. Arsimi po ndërton një mur që bllokon shtegun e makinës që çon tek shtëpia e Zamirës.
Ndonëse Zamira nuk posedon dëshmi mbi pronësinë e tokës së saj, apo edhe të shtegut, ajo deklaron se në kohën
e shitjes së pronës në mes të vjehrrit të saj dhe babait të Arsimit ka ekzistuar një marrëveshje që lejon përdorimin e shtegut të makinës për dalje në rrugë. Fqinjët nuk kanë kontratë të shkruar mbi përdorimin e shtegut. Gjatë brezave të kaluar këto familje kanë jetuar së bashku paqësisht, por tani duket se Zamirës nuk i ndihmon dot e kaluara.
E gjendur e vetëm në mosmarrëveshjen kundër Arsimit, Zamira i drejtohet gjykatës për të zgjidhur mosmarrëveshjen…
Rolet: Dibran Tahiri, Myrvete Kurtishi, Adrian Morina, Armond Morina, Luan Jaha, Selman Lokaj, Flutura Çelaj, Bardha Hoti, Fikrim Morina
Regjia: Fatos Berisha
Skenari: Ilir Gjocaj


