Për ne

Themeluar në vitin 1982, Search for Common Ground punon për të transformuar mënyrën se si bota merret me konfliktet – ndaras nga qasjet kundërshtuese dhe drejt zgjidhjeve të problemeve në mënyrë bashkëpunuese. Ne punojmë më partnerë lokal për të gjetur masat e duhura për përforcimin e kapacitetit të shoqërive për të u marrë në mënyrë konstruktive me konfliktet: për të kuptuar dallimet dhe për të vepruar në pikat e përbashkëta.


Duke përdorur mjete inovative dhe duke punuar në nivele të ndryshme të shoqërive, SFCG angazhohet në procese afatgjate të transformimit të konfliktit. Mjetet tona të punës përfshijnë produksionin e mediave - radiove, televizioneve, filmave dhe shtypit – ndërmjetësimin dhe lehtësimin, trajnimin, organizimin e komunitetit, sportet, dramat dhe muziken. Ne promovojmë ndryshimin si atë individual dhe atë institucional dhe jemi të përkushtuar në matjen e rezultateve të punës sonë. Në përpiqemi që në mënyrë të vazhdueshme të rrisim efektivitetin tonë përmes monitorimit dhe të mësuarit e ndihmuar.


Përmes dramës epizodike gjyqësore Brenda Drejtësisë, Search for Common Ground ka bashkuar qasjen globale të serive të dramave gjyqësore me mesazhet që kanë synim promovimin e besimit dhe kërkimin e llogaridhënies së informuar për të ndihmuar në transformimin e qëndrimeve shoqërore për sistemin e drejtësisë në Kosovë, dhe vlerat e sundimit të ligjit në përgjithësi. Seriali televiziv i trajton çështjet reale me të cilat ballafaqohet shoqëria si qasja e barabartë në drejtësi, të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve, promovimit të përpjekjeve për përmirësimin e efikasitetit të sistemit të drejtësisë, etj.

Brenda Drejtësisë është prodhuar gjatë viteve 2009-2010. Më shumë se 150 persona kanë qenë të përfshirë në krijimin e këtij seriali, i cili është filmuar në lokacione përgjatë tërë Kosovës. Seriali i përbërë nga 15 epizoda katërdhjetë minutëshe, i fut kamerat në sallat e gjykimeve, ku secila epizodë mbulon raste ligjore të ndryshme penale dhe civile. Përmes serialit na mundësohet takimi me burra dhe gra të zakonshme, të cilët janë të zënë në situata tronditëse, dhe të cilët dëshirojnë që të i korrigjojnë padrejtësitë.

Regjia e serialit është bërë nga të mrekullueshmit Fatos Berisha dhe Ilir Bokshi. Muzika përjellëse dhe ajo zanore është komponuar enkas për serialin nga Ilir Bajri.
Qartësisht vërehet se aktorët e dojnë dramën gjë që mund të shihet përmes shfaqjes së shkëlqyeshme të yjeve: Dibran Tahiri, Skumrije Hoxha, Astrit Kabashi, Luan Jaha, Hazir Myftari, Gresa Palaska, Ilir Qelaj, Lirak Qelaj, Albulena Kryeziu, Cun Lajci, Arta Mucaj, Xhejlane Godanci, Ilir Prapashtica, Ylka Gashi dhe shumë aktorëve tjerë të talentuar në Kosovë.



Skenaristët e talentuar Doruntina Basha, Visar Krusha dhe Ilir Gjocaj i kanë shkruar skenarët për serialin i cili ashtu siç është mënduar vepron në mënyrë provokative dhe argëtuese.
Brenda Drejtësisë është financuar dhe përgatitur nga USAID. Seriali është shfaqur si premierë në televizionin kombëtar RTK, dhe deri më tani është shfaqur në TV Alsat –M me titra në gjuhën maqedone (2009, 2010), TV Mir me titra në gjuhën serbe (2009, 2010), TV Tema (2009, 2010), TV Syri Vision (2009, 2010), TV Dukagjini (2009, 2010),TV Opinion (2010), TV Besa (2009), TV Vali (2009).

Aktorët

  • A
  • Adem Mikullovci
  • Albulena Kryeziu
  • Armend Baloku
  • Arta Muçaj
  • Astrit Kabashi
  • Avni Hoti
  • B
  • Besart Sllamniku
  • C
  • Cun Lajqi
  • D
  • Dibran Tahiri
  • E
  • Egzona Ademi
  • F
  • Fatime Llugiqi - Ademi
  • Fatime Sefaj - Lajçi
  • H
  • Hazir Miftari
  • K
  • Kumrije Hoxha
  • L
  • Lirak Çelaj