Lirak Çelaj(Artan Imami)
lirak.celaj@brendadrejtesise-ks.com
Lirak Çelaj, i lindur më 26 mars 1973 në Prishtinë. Fakulteti i Arteve degën e Artit Dramatik drejtimi i Aktrimit në Universitetin e Prishtinës. Drejtor i Teatrit Kombëtarë në Prishtinë. Aktualisht bashkëthemelues dhe bashkëdrejtues i Teatrit ODA në Prishtinë. Përpos në fushën e artit është aktiv edhe në politikë. Deputet në Kuvendin e Kosovës 2001 – 2004, Këshilltar i Lartë Politik i zv. Kryeministrit Hajredin Kuçi. Një ndër themeluesit e PDK-së dhe anëtarë Këshillit drejtues të PDK-së dhe nënkryetari Degës së PDK-së në Prishtinë.
Filmat:
- “Fidani” regjia Sadedin Prekazi shkruar nga Ibrahim Kadriu,
- “Sipas Kanunit” regjia dhe skenari Isa Qosja,
- “Qëndresa III” regjia dhe skenari Adem Mikullovci,
- “Madness” regjia Blerim Gjoci,
- “Vjeshta e trëndafilave” regjia Agim Sopi.
- “Plani Marshall” regjia Mahir Musliu
- “E di se e kam pasur një titull më të mirë por e kam harruar” nga Arben Kastrati.
- “Mirushi” regjia Marius Holst, produksion norvegjez “4 ½”
- “Ama dorën” skenari Blerim Gjoci, regjia Ismet Sijarina.
- “Brenda” skenari Blerim Gjoci, regjia Adhurim Kida
TV Seriali
- “Jeta e një toke” – Luan Daka
- “Tre gjermanët e trashë” – Aktor dhe skenarist.
- “Brenda drejtësisë” në rolin e gjykatësit
- Shfaqje në teatër:
- “Profesor jam talent se jo mahi 1” teksti dhe regjia Faruk Begolli në Teatrin Dodona në Prishtinë,
- “Dante 9” teksti dhe regjia Fadil Hysaj në Teatrin Dodona në Prishtinë,
- “Ambrozio shfarosë kohën” regjia Melihate Qena në Teatrin Dodona në Prishtinë,
- “Këngëtarja Tullace” nga Jonesku regjia Faruk Begolli në Teatrin Dodona në Prishtinë,
- “Katër epoletat” nga Haqif Mulliqi regjia Orhan Kerkezi në Teatrin Dodona në Prishtinë,
- “Rikardi i III” William Shakespeare regjia Faik Ispahiu në Teatrin Dodona në Prishtinë,
- “Moti pa ton” bashkë autor ne regji dhe skenar në Teatrin Dodona në Prishtinë,
- “Armiku i popullit” regjia Faik Ispahiu
- “Kaligulla” nga Albert Kamy regjia Faik Ispahiu në Teatrin Kombëtar të Gjakovës
- “Hamleti” regjia David Gothard në Teatrin Kombëtar të Prishtinës,
- “Fluturimi mbi folenë e qyqes” regjia Ilir Bokshi në Teatrin Kombëtar të Prishtinës,
- “Ëndërr qeni” nga Mehmet Kraja regjia Isa Qosja në Teatrin Kombëtar të Prishtinës,
- “Korridoret e tmerrit” teksti dhe regjia Ekrem Kryeziu në Teatrin Kombëtar të Prishtinës,
- “Loja e Fundit” teksti dhe regjia Fadil Hysaj në Teatrin Kombëtar të Prishtinës,
- “Muzgu i lirisë” teksti dhe regjia Agim Sopi në Teatrin Kombëtar të Prishtinës,
- “Epoka para gjyqit” teksti dhe regjia Ekrem Kryeziu në Teatrin Kombëtar të Gjakovës,
- “Rikardi i III” regjia Ilir Bokshi në Teatrin Kombëtar të Prishtinës,
- “Tre Gjermanët e trashë” regjia dhe teksti: Stafi realizues.
- “Grafitet” nga Mehmet Kraja, regjia Isa Qosja në Teatrin ODA
- “Antidogma” bazuar në “Bibla” e Bertol Brehtit e në regji të Jeton Budimës në Teatri Kombëtar
- “Lufta Iliro-romake” shkruar nga Lirak Çelaj, regjia Florent Mehmeti
- “Doruntina” Shkruar nga Matt Opatrny dhe Lirak Çelaj, regjia Jessica Burr dhe Florent Mehmeti – Interart Theatre – New York
Drama të shkruara
- Moti Pa Ton – bashkë autor
- Tre Gjermanët e Trashë – bashkë autor
- Lufta Iliro- Romake – autor
- Doruntina – bashkë autor
- Tre Gjermanët e trashë II – autor
Skenar Filmi
Qyrri – film i shkurtër
Policët – film