Avni Hoti(Jetmir Salihu)

Avni Hoti u lind më 28.03.1961 në Carrallukë, Malishevë. Shkollën e mesme e kreu në klinë për të vazhduar më shkollën e lartë në Gjuhë dhe Letërsi në Prishtinë. Është I martuar dhe ka 4 fëmië.

Në vitin 1986 filloi punën në teatrin e kukullave Dodona në Prishtinë ku edhe filloi të merret me aktrim në mënyre profesionale. Ka luajtur pothuaj në të gjitha shfaqjet për fëmijë dhe të rritur në teatrin Dodona por mjaft shumë edhe në teatrin kombëtar. Paralelisht me teatër ka luajtur edhe në shumë filma artistikë, drama televizive, reklama si dhe ka punuar mbi 300 sinkronizime të filmave vizatimor në RTK.

Në serialin Brenda Drejtësisë luan personazhin e Jetmir Salihut në epizodin “Vërshima”. Thotë se i ka pëlqyer personazhi sepse ka qenë i vecantë krahasuar me rolet e tij të mëhershme por edhe në përgjithësi qasja se si zgjidhet problemet në këtë epizodë.