Adem Mikullovci(Sheremet Dibra)

Adem Mikullovci u lind më 21.12.1941 në Vushtrri, ku e kreu dhe shkollën e mesme. Studimet për aktrim ka vijuar në Beograd. Është i martuar dhe ka një djalë. Prej vitit 1968 merret me aktrim në mënyrë profesionale. Ka luajtur në shumë shfaqje teatrale, drama televizive dhe TV seriale, kryesisht humoristike.

Prej viteve të 90-ta merret edhe me regji. Si regjisor ka punuar shumë video projekte, Tv seriale dhe drama televizive për  televizionet tona nacionale. Ndër dramat televizive më të njohura të tij janë: “Një pallto për babën tim në burg”, “Oda e Junikut”, “Kurt të kthehet Remziu”, “Ngjyra Jete” etj. Disa nga TV serialet më të njohura janë: “Mahmutovit e Rexhepovit”, “Rrefime nga Gjyqi”, Burri me tri Gra” etj.

Tani së fundi vazhdon të punoj si aktor në serialin televiziv “Kafeneja Jonë”.

Në Serialin Brenda Drejtësisë e luan rolin e dëshmitarit Sheremeti. Thotë se i ka bërë shum përshtypje organizimi dhe niveli i lartë professional në të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me serialin.