Ilir Bajri(Kompozitor)

Ilir Bajri (1969)

Biografi e shkurte:

U lind në Prishtinë, më 1969. Është kompozitor që vokacion kryesor ka jazz muzikën. Si jazz
pianist është prezentuar më sukses me disa formacione por edhe si solist, në shumë vende
të botës, Itali, Spanjë, SHBA ( Chicago , New York , Lynchburg ). Themelues dhe udhëheqes
i jazz formacioneve në vitet `90 (Classic Jazz Trio, Quasi Fusion Band, Ilir Bajri Quartet).
Shkruan me sukses muzikë për teatër dhe film. Si njohës i mirë i muzikës në kompjuter është
sprovuar me sukses në fushën e muzikës ektroakustike ( “Vijëzimi”, “Përtej“ dhe “I-Turn-U). Në
vitin 2003 me iniciativën e tij, nis punën ansambli i Qendrës për Muzikën e Re i përbërë prej
muzicientëve të rinj. Me këtë ansambël ai kultivon një rrymë të re të shfaqur në muzikën
kosovare e afërt me tendencat e sotme postmoderniste. Qe nga nentori i vitit 2005 themelon
dhe drejton Quasi Fusion Orchestra, te perbere kryesisht nga studente dhe nxenes te
muzikes. Ilir Bajri eshte poashtu themelues dhe drejtor i Prishtina Jazz Festivalit.