Fitim Shala(Menaxher i Prodhimit)

I lindur me 21.10.1979 në Pejë. Shkollën e mesme e kreu në Pejë dhe tani është afer diplomimit në Universitetin e Prishtinës, dega Regji Fimi. Është i martuar dhe ka një vajzë.

Në vitin 2000 filloi punen si kameraman duke vazhduar më vonë të mirret edhe me punë të tjera që kanë të bëjnë me video-produksion si: filma të shkurtë, dokumentarë, reklama etj.

Përgjatë karrierës fitoi 2 cmime në nivel kombëtar si Kameramani më i mirë dhe në vitin 2008 fitoi cmimin Best Film si regjisor në 9/11 Dedication Film Festival.

Në vitin 2007 filloi punën në OJQ “Search For Common Ground” si asistant për media. Në serialin Brenda Drejtësisë punoi si Drejtor i Produksionit.